Kukësi do të luajë sot kundër Tiranës, në kuadër të javës së pestë të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ku dy ekipet do të luftojnë për të marrë 3 pikët. Verilindorët vijnë pas humbjes në Ballsh ndaj Bylisit dhe ndaj bardhebluve duhet doemos fitorja. Ndërkohë skuadra e Ard Memës kryeson kampionatin dhe ndaj kuksianëve do të tentojnë më të mirën për të vijuar në vazhdën e rezultateve pozitive.
Nënkampionët priten të luajnë me një skemë 4-3-3, teksa trajneri Shpëtim Duro do ta rreshtojë skuadrën në këtë mënyrë: Avdyli, Maliqi – Teqja – Obanor – Kotobelli, Rroca – Limaj – Musolli, Abazaj – Gavazaj – Shkurtaj. Ndërkohë nga ana tjetër Mema do të përgjigjet me këtë formacion: Lika, Vangjeli – Osmani – Imami – Hoxhallari, Kobina – Batha – Hasani – Halili, Kale, Ngoo
Kjo sfidë është caktuar të luhet në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.