Sot janë luajtur ndeshjet e radhës për javën e 18-të të Kategorisë Superiore U-21. Lumë golash të shënuar në plot 4 ndeshje. Plot 22 rrjeta të shkundura të luajtura në sfidat e sotme.
Kukësi është mposhtur 3-1 në shtëpi nga Laçi, ndërsa Teuta ka arritur të fitojë në transfertë 3-2 kundër Turbinës. Fitore të thella kanë arritur Apolonia dhe Tirana. Fierakët kanë mundur 6-1 Shënkollin, kurse bardheblutë kanë triumfuar pastër 6-0 kundër Akademisë së Futbollit.
Pas këtyre ndeshjeve, kryesimin vijon ta mbajë Bylis me 42 pikë, ndërsa Laçi e ndjek në vendin e dytë me 1 pikë më pak. Teuta, Tirana dhe Kukësi janë larg nga vendi i parë, përkatësisht në vendin e katërt, të pesë të dhe të gjashtë. Më poshtë njihuni me rezultatet e ditës së sotme dhe renditjen e Kategorisë Superiore U-21.