“Arena Kombëtare” do të inaugurohet me 17 nëntor, ndërsa tashmë ka lindur një debat i ri në vendin tonë. Bëhet fjalë për ekipet që do të mund të shfrytëzojnë stadiumin modern të kryeqytetit. Logjikisht, Partizani, Tirana dhe Dinamo mund të luajnë në këtë impiant.
Por, problem është bërë qeraja që do të kërkohet nga drejtuesit e FSHF-së. Redi Jupi ka zbuluar se për të luajtur një ndeshje në atë stadium, duhen paguar plot 20 milionë lekë. Shifër e konsiderueshme kjo duke ditur nivelin e kampionatit tonë.
“Qeraja do të jetë shumë e lartë për klubet që të luajnë. Nëse bëhet vetëm për 5 ndeshje në vit të kombëtares, mendoj se është investim i gabuar. Mua më kanë thënë një shifër 20 milionë lekësh të vjetra për ndeshje”, tregoi Redi Jupi në emisionin “Procesi Sportiv”.