Ermal Vathi padyshim është një nga emrat më të përfolur sa i përket Kategorisë së Parë. Mbrojtësi 27-vjeçar ka ndërruar dy ekipe për një periudhë 2-javore, pra vetëm në këtë merkato vere. Fillimisht ai u prezantua te Erzeni, skuadër me të cilën qëndroi disa ditë. Ndërsa pritej që të ishte në formacionin bazë, nga Shijaku erdh lajmi që ai i kishte dhënë fund aventurës ende pa nisur.
Më vonë 27-vjeçari iu bashkua skuadrës së Turbinës. Por, edhe në Cërrik, karriera e tij përfundoi sa “hap e mbyll sytë”. Nuk dihet arsyeja se pse mbrojtësi i njohur në kategoritë inferiore ka zgjedhur të largohet nga ekipet që ka zgjedhur, por fakt tanimë është se ai është momentalisht pa skuadër.