Sandro Tonali dhe Messias janë aktualisht dy shqetësimet e Milanit. Mesfushori Tonali u largua i detyruar nga fusha e lojës, gjatë testit miqësor më 6 gusht përballë Vicenzas. Për këtë tifozët e shumtë u bënë merak, por së fundmi nga kampi i Milanit tregohen optimist.
Ekzaminimet mjekësore do bëhen sot dhe më pas do bëhet e ditur gjendja e Tonalit. Ishte dhe Junior Messias që u detyrua të lë fushën e blertë para kohe, megjithatë dëmtimi i tij shfaqet i lehtë. Kujtojmë se Milan është kampion në fuqi i Seria A dhe objektiv kryesor mbetet sërish fitimi i tij.