Sot, Komisioni i Disiplinës ka dënuar Vllazninë me 4 ndeshje pa tifozë në “Loro Boriçi”, pas trazirave në stadium gjatë ndeshjes me Tiranën, që përfundoi me rezultatin 0-2 për bardheblutë.
Nëse Vllaznia nuk e paguan gjysmën e dënimit, atëherë shkodranët do t’i shihnin tifozët në stadium në muajin nëntor. Madje në fillimin e fazës së dytë, ku do të prisinin Bylisin në shtëpi, ndeshja e dytë e kësaj faze.
Nëse klubi nuk e shlyen gjysmën e dënimit, atëherë, për ndeshjet në shtëpi do të luante me stadiumin bosh përballë Luftëtarit, Skënderbeut, Burrelit (Kupë) dhe në fund me Partizanin.