Antonio Conte “fiksohet” me Arturo Vidal. Sikurse raporton Tuttosport, tekniku e ka stërvitur kilianin kur ishte pjesë e Juventusitdhe tashmë e dëshiron tek Interi.
Në rast se dështon transferimi i tij, atëherë do të kthehet vëmendja nga Nemanja Matiç, i cili nuk është shumë i preferuar nga Ole Gunnar Solskjaer dhe në pjesën më të madhe të ndeshjeve e ka nisur nga stoli. Tashmë të shohim në merkaton e janarit se çfarë do të ndodhë, nëse në “San Siro” do të vijë ndonjë përforcim për teknikun zikaltër.