Gentian Selmani duket se ka ditët e fundit me Menemenspor. Klubi nga Izmiri do e ketë thuajse të pamundur për të mbajtur edhe një tjetër sezon gardianin kuqezi, pasi dy oferta nga Superliga turke dhe ajo e Qarabag janë serioze në drejtim t ëish-portierit të Laçit.
Kasimpasa dhe Antalyaspor prej kohësh janë në gjurmët e 22 vjeçarit, me skuadrën nga Antalia që është paraqitur me ofertë serioze në derën e Menemenspor. Skuadra aktuale e Selmanit kërkon të përfitojë maksimumin nga portiere, që sezonin që lamë pas ishte ndër më të mirët për ekipin e tij në ligën e parë turke.