Superliga e Kosovës zhvilloi takimet e radhës. Dukagjini mundi 2-0 Malishevën, në një 90 minutësh tejet të luftuar.
Gjilani dhe Ballkani nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1. Goli për gjilanasit u realizua nga ish-i i Partizanit, Progni, ndërsa për skuadrën nga Suhareka “tundi rrjetën” ishi i Skënderbeut, Gripshi. Si vendasit, ashtu edhe miqtë provuan të gjenin golin e fitores, por pa rezultat.
Prishtina u befasua nga Llapi (1-2). Sa i përket rënditjes, Drenica është në vendin e parë, Ballkani në vendin e dytë, ndërsa Gjilani qëndron në vendin e 3-të. Klasifikimin e mbyll skuadra e Ulpianës me vetëm 7 pikë.
Rezultatet:
Dukagjini 2-0 Malivesha
Gjilani 1-1 Ballkani
Prishtina 1-2 Llapi