Është përfolur disa herë për një largim të mundshëm të Gareth Bale nga Real Madridi, por asnjëherë nuk është konfirmuar një lajm i tillë nga ana e lojtarit.
Sot, mediet spanjolle kanë zbuluar se Bale do të lërë Madridin në afatin kalimtar të verës. Thuhet se futbollisti ka zgjedhur Premier Ligën, ku ka marrë ofertë nga disa prej klubeve të mëdha. Manchester United dhe Chelsea kanë ofruar të parët ofertat për “yllin” e Realit.
Të dyja klubet mësohet se kanë ofruar një ofertë prej 199 milionë eurosh për të, nëse Reali nuk refuzon këtë ofertë të majme, atëherë ky sezon do të jetë i fundit për Balen te Real Madridi.