Dajan Shehi është pranë kalimit në Kroaci te skuadra e Slovan Belupos. Qendërmbrojtësi i Teutës që luan i huazuar te ekipi i Kastriotit mund të bëjë hapin e madh në karrierë.
Ende s’ka asgjë zyrtare, por gjasat janë që gjithçka të finalizohet me sukses duke qenë se menaxheri i futbollistit po punon intensivisht për të transferuar Shehin në Kroaci. Koha që ka në dispozicion është e mjaftueshme pasi merkato atje mbyllet me 15 shkurt.
Fillimisht Shehi do të provohet dhe nëse bind, atëherë klubi i Slovan Belupos duhet të derdhë në arkat e klubit durrsak shumën prej 180 mijë eurosh.