Tirana do të luajë kundër Duddelange, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Champions League. Bardheblutë do të udhëtojnë drejt Luksumburgut, aty ku do të përballen me ekipin në fjalë në datën 6 korrik.
Në këtë takim duken se s’do të mungojnë as tifozët bardheblu. “Tirona Fanatics” përmes një lajmërimi në kanalin zyrtar bën me dije se në total një ultrasi do t’i kushtojë 170 euro. Në postimin e bërë në faqen zyrtare në Facebook shkruhej:
“Biletat për ndeshjen e 6 korrikut kushtojnë 20 euro dhe fillimisht do të kenë përparësi anëtarët dhe tifozët që do të udhëtojnë me TF më pas të tjerët!
Çmimi 20 euro nuk përfshihet në çmimin total të udhëtimit që kushton 150 euro! Biletat janë të limituara, mos e le për moment të fundit. Për Tironën, TIRONA FANATICS 2006!”