Kategoria e Parë e futbollit do zhvillojë sot në 14:00 sfidat e javës së pestë. 16 skuadra do zbresin në fushë, duke kërkuar pikët për objektivat sezonalë. Kryesuesit e Bylis luajnë në shtëpi një ndeshje delikate ndaj Korabit, teksa kanë pikë të plota pas katër javëve të zhvilluara.
Ndeshje delikate edhe në Berat, me vendasit e Tomorit që presin Apoloninë. Sfida shpeshherë ka dhuruar emocione, me skuadrat që janë në garë për vendet e kreut.
Shkumbini luan në transfertë me Tërbunin, Maliqi pret Erzenin, ndërsa Besa dhe Lushnja përplasen në Luz.
Kategoria e Parë – e diel – 14:00
Maliqi – Erzeni
Tërbuni – Shkumbini
Tomori – Apolonia
Butrinti – Vora
Besa – Lushnja
Besëlidhja – Burreli
Bylis – Korabi
Turbina – Pogradeci