Erling Haaland mund të largohet nga Dortmund që në këtë merkato verë. Sulmuesi norvegjez shkëlqeu sezonin e kaluar, ndërsa tani ka oferta nga skuadra “big” të Europës. Sipas mediave angleze Chelsea po përgatit një ofertë rreth 150 milionë euro për ta blerë nga Dortmund.
Vetë lojtari nuk e përjashtoi një largim nga Dortmund pasi i pyetur së fundmi, Haaland nuk u përgjigjë nëse do të qendronte apo jo në Gjermani.
Verdhezinjtë nuk dëshirojnë të heqin dorë nga “bomberi’ I tyre, por mund të detyrohen të pranojnë këtë ofertë duke parë që sezonin tjetër Haaland ka një klauzolë largimi prej 70 milionë euro.