Aldo Teqja është lojtari më i ri i Skënderbeut. Ish portieri i Kukësit dhe “gardiani” i Kombëtares U-21 është bërë pjesë e kampionëve të Shqipërisë. Ashtu siç e kishte njoftuar newsport.al para disa ditësh, lajmin ditën e sotme e ka konfirmuar drejtori Dervishi, i cili tregoi që e kishte mbyllur marrëveshjen për 15 mijë euro.
“Aldo Teqja, që ditën e djeshme është portier i Skënderbeut. E mbylla marrëveshjen për 15 mijë euro”, ka konfirmuar Dervishi për newsport.al.
21-vjeçari ishte transferuar në këtë merkato verore te verilindorët nga kampionati qipriot, por tashmë ai ka vendosur të vijojë aventurën me kampionët e Skënderbeut.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.