Real Madrid dëshiron të transferojë në “Santiago Bernabeu”, Rahem Sterling. Paraqitjet pozitive të sulmuesit anglez kanë bërë që Perez të kërkojë afrimin e tij te madrilenët. Një gjë e tillë duket se nuk I ka pëlqyer Manchester Cityt që janë gati për t’I rinovuar kontratën lojtarit duke I oferuar deri në 450 mijë paund në javë nga 300 mijë paund që përfiton aktualisht.
Sterling rinovoi kontratën e tij me Manchester City deri në 2023 dhe nuk ka një klauzolë largimi dhe për këtë arsye nuk do të jetë aspak e lehtë për Real Madridin. Florentino Perez është gati të paguajë deri në 140 milionë euro për shërbimet e tij dhe në fund të do të jetë skuadra angleze që do të vëndos për të ardhmen e Sterling.