Dortmund po kërkon një pasues të Haaland. Sulmuesi norvegjez mund të largohet dhe kjo ka vënë në lëvizje skuadrën verdhezi.
Klubi dhe drejtuesit duket se kanë gati emrin e atij që mund të zëvendësojë norvegjezin. Bëhet fjalë për Karim Adeyemi, lojtar i cili aktivizohet në radhët e Salzburg. 20 vjeçari gjerman po bën mirë me këtë ekip, teksa ka shënuar 14 gola në 17 ndeshje. Më parë ka qënë pjesë edhe e Liefering. Adeyemi te Dortmund? Mbase.