Ardit Hoxhaj dhe Vllaznia pritet të ndajnë rrugët me njëri-tjetrin. Sulmuesit i skadon kontrata këtë muaj dhe palët nuk pritet ta rinovojnë, sipas “Shkodra Sport”. Trajneri i ri Migen Memelli dhe drejtori sportiv Elvis Plori nuk llogarisin më në shërbimet e vlonjatit dhe pritet që pas 3 viteve, Ardit Hoxhaj të largohet nga Shkodra.
Gjatë këtyre 3 viteve, sulmuesi 28-vjeçar ka qenë ndër protagonistët kryesor në skuadër duke shënuar plot 25 gola e 5 asiste në 120 ndeshje të zhvilluara. Golat e tij kanë ndihmuar kuqeblutë të fitojnë 2 Kupa të Shqipërisë ndërsa kanë qenë edhe një herë shumë pranë fitimit të titullit kampion në Superiore.
Interesimet për shërbimet e tij nuk mungojnë dhe Hoxhaj do të shqyrtojë me vëmendje ofertat për të vendosur më pas për të ardhmen e tij. Gjatë karrierës së tij, 28-vjeçari ka veshur fanellën e klubeve të Flamurtarit, Himarës, Bylisit, Skënderbeut, Korabit, Ferizajt përpara se të kalonte te Vllaznia.