Vllaznia do të udhëtojë ditën e sotme drejt Gjirokastrës për të luajë një sfidën e radhës në Kategorinë Superiore. Shkodranët nuk fitojnë prej 4 ndeshjesh dhe përballë një Luftëtarit të vendit të parafundit kërkojnë të rikthehen te fitorja.
Vllaznia nuk fiton në Gjirokastër prej 12 vitesh, që prej 17 marsit të 2007. Shkodranët fitonin me rezultatin minimal 0-1 dhe ndeshja vendosej nga Suad Lici që sot është administrator I klubit dhe në atë kohë drejtohej nga Mirel Josa. Tashmë Vllaznia kërkon të thyej këtë “tabu” për të marrë 3 piëkt që do ta rikthenin te fitorja.