PSG-ja dëshiron një qendërmbrojtës të ri. Me Thiago Silvan që është pranë largimit për shkak edhe të moshës së tij, drejtuesit francez kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Mediat në Francë raportojnë se drejtori Leonardo ka nisur nga puna për të bindur Koulibaly të transferohet në “Parc de Prince”. Për lojtarin është gati një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 12 milionë euro në sezon.
Një ofertë e çmendur që padyshim mund të bind lojtarin të largohet, por pengesa e vetme mund të bëhet presidenti De Laurentis. Numri një I Napolit kërkon një shifër të lartë për kartonin e tij, por palët mund të gjejnë një marrëveshje pasi PSG-ja është gati të paguajë.