12 herë kampioni i botës në kickbox, Shemsi Beqiri sapo ka shënuar fitoren e 76-të, në Frankfurt të Gjermanisë, duke e mposhtur turkun Erkan Barollot. Shemsi Beqiri gjatë tre ndeshjeve arriti të zhvillojë lojë të mirë, duke e kontrolluar gjatë tërë kohës kundërshtarin, ndërsa fitorja e tij ishte unanime nga juria, pasi zhvilloi një lojë pastër, por mbi të gjitha dominoi.
Aktualisht ai jeton në Zvicër, deri më tani 12 herë është shpallur kampion bote, 5 herë e ka mbrojtur këtë titull, ka 76 fitore nga 85 duele të zhvilluar, kurse ka 9 humbje.