Tirana do të luaj ndaj Laçit të diel në 17:00. Bardheblutë do të presin kurbinasit në “Air Albania”, në kuadër të javës së 26 të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat vijnë nga fitoret respektive, teksa ndeshja projektohet si delikate për kryesuesit e Emmanuel Egbo.
Në lidhje me këtë duel, tifo-grupi “Tirona Fanatics” ka bërë një njoftim të rëndësishëm, duke synuar festën për tri pikëshin e radhës. ” Te dielen ne oren 17:00 TIRONA pret Lacin ne “Air Albania”. Fanatics do te jene aty prej ores 16:00.Shkojme te gjithe bashke per festen e per 3 pikshin e rradhes…Kemi 11 finale te ngelura deri ne fund te kampionatit, e te gjithe sebashku do ja dalim!Vetem per emrin e modh te Tirones…Te dielen, jena pa!”