Fitorja e sotme e Kukësit do të thotë plot 100 mijë euro në xhepat e lojtarëve dhe stafit teknik. Kjo ishte premioja që presidenti i verilindorëve i kishte premtuar skuadrës së tij para ndeshjes me Rudarin. Një shumë e konsiderueshme për djemtë e Hasan Likës, të cilët arritën të triumfojnë ditën e sotme me rezultatin e ngushtë 1-0. Siç duket ky motiv i ka shtyrë lojtarët në fushë të japinë më shumë se 100% e tyre, duke arritur të shënojnë në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 79 me Sindrit Gurin, afrim në merkaton verore. Kualifikimi pritej nga presidenti Safet Gjici i cili ka premtuar që verilindorët do të arrijnë të shkojnë larg në këtë kompetecion të Europa League.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.