Në prag është kryendeshja e fazës së parë, përballja mes Partizanit dhe Skënderbeut. Newsport.al ka rreshtuar 10 arsyet pse të kuqtë do të fitojnë nesër përballë Skënderbeut, në një takim që vlen shumë në garën për titullin kampion.
1) Ka një ecuri më të mirë se kampionët në javët e fundit
2) Ka më tepër oreks për të fituar trofe
3) Ka në formë sulmuesin Ekuban, shënues në ndeshjet e fundit dhe autor i pesë golave në total
4) Ka me vetë një numër më të madh tifozësh në “Elbasan Arena” duke qenë skuadra pritëse
5) Ka në stol një trajner si Starova që nuk bën aventura dhe i përgatit si duhet ndeshje e mëdha
6) Ka një skuadër të pjekur që di të sillet si e madhe në përballje të tilla
7) Ka një formë më të mirë pasi në muajt e verës ndryshe nga Skënderbeu përjetoi aventurën europiane dhe u përball me ekipe të forta
8) Vjen pas tre fitoresh rradhazi në kampionat duke reduktuar diferencën me korçarët e vëndit të parë
9) Ka një nga mbrojtjet më të mira në Europë dhe ka pësuar vetëm një gol në 8 ndeshje
10) Ka një mesfushë me më tepër muskuj në krahasim me mesfushën e Skënderbeut