Luhet nesër ndeshja më e rëndësishme për muajin dhjetor. Kukësi pret Skënderbeun në “Zeqir Ymeri” në një takim që mund të përcaktojë kampionen e dimrit. Newsport.al ka renditur 10 arsyet pse Skënderbeu mund të fitojë nesër përballë Kukësit.
1) Fitorja me Tiranën ka rikthyer qetësinë dhe optimizmin.
2) Skuadra ka mësuar të sillet si pragmatiste në takime të rëndësishme.
3) Salihi është rikthyer te goli dhe premton të jetë sërish protagonist.
4) Në Kukës kanë presion për fitoren ndërsa kampionët janë të qetë.
5) Dy sezone më parë fituan një takim identik në Kukës duke fituar titullin.
6) Kanë me vete petkun e kampiones dhe eksperiencën e nevojshme.
7) Kanë luksin të presin kundërshtarin për ta kapur në kundërsulm.
8) Kanë në pankinë një trajner si Agostineli që ka specialitet ndeshjet e mëdha.
9) Kanë në dispozicion një kontingjent të plotë lojtarësh.
10) Do kërkojnë tri pikët për trofeun dimëror.