Luhet nesër ndeshja më e rëndësishme për muajin mars. Kukësi udhëton në Korçë për t’u përballur me Skënderbeun në “Skënderbeu” në një takim që është i vlefshëm në rrugën për titullin kampion.
Newsport.al ka renditur 10 arsyet pse Kukësi mund të fitojë nesër përballë Skënderbeut. Kjo, duke u nisur nga fakti qw Kukwsi ka njw sulm qw mund tw tw shwnojw nw çdo moment, por edhe pwr faktin qw kuksianwt “janw mw tw uritur” pwr tw fituar kampionatin.
1) Emini, Pejiç apo Guri të tre mund të shënojnë çdo moment
2) Tre pikë në Korçë janë baraz me njërën dorë tek titulli kampion
3) Skuadra ka premtuar të fitoj duke injoruar dhe premion e presidentit Gjici
4) Gjici i ka premtuar Takaj që nuk do të arrij ta parakaloj deri në fund të garës
5) Skënderbeu është skuadër që të lejon të luash dhe për Kukësin sulmues kjo është një mundësi ideale
6) Gjoka ka treguar se di të përgatisë si duhet ndeshje të tilla
7) Mbrojtja është e pakalueshme dhe sulmi efikas, skuadra ka pjekurinë e duhur
😎 Mesfusha është më në formë dhe më tepër cilësore se kundërshtarët
9) Ka më tepër uri për të fituar titullin e parë kampion
10) Kolona e humbjeve mbetet zero dhe kjo shton optimizmin për të mos mbajtur kokën pas por për të kërkuar fitoren në Korçë