Nesër Skënderbeu do të luajë në shtëpi kundër Kukësit në kuadër të javës së 26-të të Superiores. Ndërkohë Partizani do të luajë të shtunën kundër Korabit. Newsport.al ka përzgjedhur 10 arsyet se pse supersfida mes Skënderbeut përfundon në barazim, ndërsa të kuqtë fitojnë përballë dibranëve.
1) Dy barazimet e fundit te Skënderbeu kanë ulur disi euforinë dhe skuadra ka treguar se ka pika të dobta
2) Kukësi shpesh herë nuk sillet si skuadër e madhe në transfertë
3) Skënderbeu është mundur vetëm në një rast në shtëpi, në fundin e fazës së dytë nga Partizani
4) Kukësin numëron 10 barazime nga 13 ndeshje në transfertë, një rezultat me të cilin janë abonuar
5) Mbrojtja e Skënderbeut dhe Kukësit, bashkë me dy portierët janë absolutisht nga më të mirët e kampionatit
6) Të dy trajnerët do të tregohen të kujdesshëm në përgatitjen e skuadrave
7) Humbja është e barabartë me vëndin e tretë në klasifikim
8 ) Humbja mund të prishë ekuilibrat në skuadër apo dhe në marrëdhënie me objektivin titull dhe presidentët kërkues tek të dy klubet
9) Ndeshja e parë ka përfunduar barazim në Korçë
10) Të dyja ekipet e njohin forcën e njëra-tjetrës pasi prej disa vitesh po rivalizojnë mes tyre