Kategoria e Parë do të rikthehet në fushë këtë të shtunë, pas një muaji pushim për shkak të festave të fundvitit. Sfidat e xhiros së 16-të do të luhen të gjitha me 22 janar, në orën 13.30.
Burreli do të masë forcat me Tërbunin, ndërsa Erzeni do sfidëojë Apoloninë. Bylisi do kërkojë të vijojë me rezultatet e mira dhe do synojë triumfin ndaj Besëlidhës së Lezhës.
Vëmendja është e përqëndruar edhe te 2 takime të tjera. Korabi-Tomori kanë prodhuar përherë rivalitet mes tyre dhe e njëjta gjë pritet edhe në fundjavë. Lushnja gjen Maliqin e vendit të fundit, 90 minutësh ky i lehtë në letër.
Në ndeshjet e tjera mund të përmendim: Vora-Shkumbini, Turbina-Besa, apo edhe Pogradeci-Butrinti.