Në këto momente po zhvillohen ndeshjet e kupës së Kosovës ku nuk mungojnë sfidat interesante. Bien në sy ndeshjet mes Ballkanit dhe Dritës, si dhe Feronikeli-Llapi. Vlen të përmendet fakti se këto 4 ekipe janë mjaft të forta dhe 2 nga kto do largohen që tani nga gara për fitimin e kupës.
2 Korriku sfidon Istogun në një ndeshje majft delikate. Dukagjini – Besa do jetë një nga sfidat më interesante të këtij raundi. Vëllaznimi ”gjen” Ferizajn ndërsa Arbëria do ”masë forcat” me Onix. Vitia ka një ndeshje mjaft të vështirë me ekipin e Ramiz Sadiku-t. Ulpiana pret në shtëpi Liri-në në një 90 minutësh ”te zjarrtë”. Malisheva do tentojë të ia dalë banë përballë një kundërshtari si Gjilani, kurse Dardana sfidon Vllazninë.
Trepça ’89 ka një transfertë me Dardanët.
Flamurtari – Vushtrria është një sfidë tjetër që po luhet në këto caste. Prishtina
do ëkrojë të mbyllë shpejt llogaritë me një ekip si Minatori. Drenica – Fushë Kosova mbetet jë sfidë për tu
ndjekur.
Trepça pret në shtëpi Drenasin ndërsa A&N po përballet me KEK-un.