Derbi mes Genoas dhe Sampdorias ka përfunduar me rezultatin 0-1, ku goli i vetëm i takimit është shënuar nga Manuel Gabbiani. Pas kësaj humbje Genova është në vendin e parafundit me 11 pikë dhe rrezikon seriozisht rënien një kategori më poshtë.
Në krahun tjetër, Sampdoria vijon të fitojë terren, duke u ngjitur në rënditje me synimin e qartë që të largohet nga zona e ”kuqe”. Ndeshjen e ardhshme Sampdoria e luan kundër Juventusit, ndërsa Genoa sfidon Interin.