Nga Italia e presim më shumë se nga asnjë skuadër një nder. Skuadra e Antonio Kontes duhet të marrë të paktën një pikë me Irlandën sot në mbrëmje, por trajnerit axurr duket se nuk i interson aspak ky fakt, edhe pse në stolin kuqezi është një mik dhe një patriot i tij. Ai e ka katranosur me formacionin, ku titullarët do të pushojnë dhe do të luajnë lojtarë si Sirigu, Ogbona e Sturaro, që japin pak shpresë për fitore, por të paktën të mos munden. Nuk kemi çfarë të bëjmë, do të inkurajojmë ata që do të jenë në fushë për një rezultat pozitiv, pavarësisht se formacioni na jep pak besim. Ja të përzgjedhurit e Kontes për ndeshjen e sotme me Irlandën:
Sirigu, Darmian, Ogbona, Barxalji, De Shiljo, Mota, Sturaro, Bernardeski, El Sharaui, Zaza dhe Imobile.