Përfaqësuesja e Kosovës U-21 në konkurrencën e meshkujve është përforcuar me futbollistin Idriz Voca.
Ky i fundit aktivizohet te skuadra e madhe zvicerane Luzern ku është bashkëlojtar me Hekuran Kryeziun.
20-vjeçari ka pranuar të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, edhe pse është ftuar edhe nga Shqipëria, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për grupmoshat e reja të Zvicrës.
Lajmin për Kohavisionin e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët kanë pohuar se Voca, pritet t’i bashkohet Kosovës në ndeshjen e ardhshme.