Erjon Vucaj pezullohet dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, për sjelle ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes Laci–Luftëtari. Mesfushori shkodran, u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me top kundërshtarin e shtrirë në tokë, por nuk u mjaftua me kaq, pasi reagoi edhe ndaj gjyqtarit, cka i kushtoi edhe një ndeshje më shumë pezullim.
Vucaj përvecse me Partizanin në ndeshjen përmbyllëse të javës së 33-të, do të mungojë edhe në takimim pasardhës me Vllazninë.