Në Turqi kanë mbetur të shokuar për eliminimin nga Euro 2016, për shkak të golit të pësuar nga Italia në ndeshjen e fundit në grup, në minutat e fundit të ndeshjes me Irlandën. Polemikat nuk kanë të mbaruar në gazetat turke, që bëjnë me faj skuadrën e Kontes, duke shkruar se italianët kanë marrë hak për eliminimin e Juventusit në Champions nga Gallatasarai. Por dizenjatori i UEFA-s, Kolina, nuk do t’ia dijë fare dhe ka vendosur që gjyqtari i ndeshjes Itali-Spanjë të jetë turku Cuneyt Cakir, një ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Europianit, e programuar të luhet të hënën.