Të mërkurën Flamurtari zyrtarizoi blerjen e dy lojtarëve të huaj, malazezit Radoviç dhe japonezit Iinuma, të dy mesfushorë dhe të dy të ardhur nga kampionati malazez. Por ardhja e këtyre dy lojtarëve ka ndikuar në një tjetër pistë, duke e mbyllur atë. Drejtuesit e klubit vlonjat ishin takuar pak ditë më parë me mesfushorin e Laçit, Alfdred Zefin, të cilit duket se i është mbyllur rruga me ardhjen e dy futbollistëve të huaj. Afrimet zyrtare deri në këtë moment janë tre për Flamurtarin, konkretisht Astrit Fazliu, Masaki Iinuma dhe Balsa Radoviç. Dy të fundi do të zhvillojnë sot seancën e parë stërvitore me skuadrën vlonjate.

Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.