Presidenti i Arsenalit, Chips Keswick ka folur rreth të ardhmes së trajnerit Arsene Wenger, i cili po kritikohet shumë pas turpërimit 10-2 nga Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve. Ai ka thënë se Arsene Wenger ka kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe për të ardhmen e tij do të njoftojnë në kohën e duhur
“Arsene ka kontratë deri në fund të sezonit. Çdo vendim i marrë nga ne do të jetë i përbashkët, do të komunikohet në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur”, thuhet në deklaratën për shtyp të presidentit Keswick.