UEFA ka zyrtarizuar në faqen e saj në internet arbitrat e takimit të kthimit të turit të tretë kualifikues të Champions League mes Salzburgut dhe Partizanit.
Gjykimi në “Red Bull Arena” i është besuar një treshejë sllovake, me kryesor Ivan Kruzhliak. Ky arbitër mbahet mend nga shqiptarët për kartonin e kuq që i nxorri Ergys Kaçes në miqësoren Austri – Shqipëri të zhvilluar në muajin mars.
Salzburg – Partizani luhet ditën e mërkurë në orën 20:30.