Vllaznia e Pozhoranit në kampionatin e Kosovës ka prezantuar sot lojtarin më të ri të skuadrës, Alban Rexhepin.
Mesfushori ishte sezonin e kaluar pjesë e Dritës, ndërsa në këtë edicion do të japë kontributin e për ekipin e Vllaznisë.
Ndërkohë “Olle” zbulon se skuadra e Pozhoranit ka arritur marrëveshjen edhe me dy lojtarë të tjerë Shkëmbim Salihun dhe Elbasan Thaçin që do të prezantohen ditën e nesërme.