Klubi i Vushtrisë në Kosovë ka konfirmuar së fundmi afrimin më të ri në ekip për këtë merkato vere. Bëhet fjalë për kapitenin e KEK-ut, Visar Sahiti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Vushtrisë, ku nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të saj konfirmon arritjen e marrëveshjes.
“Nga sot mesfushës tonë i bashkangjitet edhe Visar Sahiti, transferim ky i cili vjen nga KF KEK-u. Sahiti është 24-vjeç dhe është një mesfushor i spikatur i cili luan edhe në pozicionin sulmues, ai ka shënuar shumë gola vitin e kaluar me skuadrën e tij, andaj ky golashënues është i mirë se ardhur në klubin tonë”.