Gugash Magani do të vijojë të qëndrojë në krye të pankinës së Teutës. Trajneri peqinas u shpreh dje pas ndeshjes se gjithçka ishte në dorë të presidentit të durrsakëve, nëse do ta shkarkonte ose jo. Sot është mësuar gjithçka teksa klubi i Teutës përmes një njoftimi ka konfirmuar trajnerin Gugash Magani në krye të pankinës.
“Zyrtare/Magani do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Teutes.
Teuta u mposht në “Niko Dovana” 1:4 nga Skendërbeu në xhiron e shatë në Superlig , duke pësuar kështu humbjen e tretë rradhazi.
Por, pavarësisht formës jo të mirë, klubi ka përsëritur se Gugash Magani do të vazhdojë të jetë trajner i Teutes. Jemi me Maganin Po e rindërtojmë klubin dhe për këtë nevojitet kohë”, shkruhej në njoftimin e klubit durrsak.