Skuadra e Valencias ka zyrtarizuar ish-lojtarin e Real Madrid, Denis Cheryshev, i cili ishte pjesë e Villarealit. Në fakt për rusin ky është një rikthim në në këtë ekip, pasi ishte pjesë e spanjollëve nga janari deri në qershor 2016-të.
Tashmë 27 vjeçari ka arritur një akord deri në 30 qershor 2019-të për të qendruar në “Mestaja”.
Kujtojmë që futbollisti në fjalë në Botërorin e këtij viti në “Rusi 2018-të” arriti të bëjë një performancë shumë të mirë me Kombëtaren e tij, duke shënuar eedhe disa gola të rëndësishëm.