Është kthyer në një telenovelë transferimi i talentit nga Kenia Kenneth Mugua në Shqipëri. Tirana nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit 21-vjeçar e për këtë motiv po zhvillohen tratativa intensive për të mbërritur tek lojtari.
Mediat në Kenia kanë shkruar çdo ditë për këtë transferim të mundshëm ndërkohë që së fundmi kanë konfirmuar propozimin e bardhebluve dhe kanë zbuluar disa detaje për lëvizjen e mundshme.
“Tirana na kë bërë një ofertë zyrtare nëpërmjet një shkresë që na ka mbërritur në zyrat e klubit. Ata interesohen për Mugunën por nuk duan të paguajnë për kartonin e tij. Për këtë motiv na kanë propozuar një marrëveshje nëpërmjet të cilës ne mund të mbajmë një pjesë të kartonit dhe të përfitojmë në të ardhmen nga një shitje e mundshme e lojtarit. Për t’i dhënë një përgjigje duhet të ulem me bordin drejtues të klubit dhe vetëm më pas mund të flasim”, ka deklaruar kryetari i bordit të klubit Gor Mahia, Ambrose Raicher. /Newsport.al/