Teuta ka bërë zyrtare blerjen e mbrojtësit të krahut të djathtë Erlis Frashëri. Klubi durrsak konfirmoi për publikun nëpërmjet faqes zyrtare transferimin e 30-vjeçarit nga Kamza. Anësori i djathtë zë vendin e lënë bosh nga maqedonasi Bojan Gjorgievski, i cili u largua muajin e kaluar nga “djemtë e detit”.
“Klubi i futbollit Teuta njofton marrveshjen me mbrojtesin Erlis Frasheri
Teuta ka zyrtarizuar afrimin e parë për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Erlis Frasherin, mbrojtësin 30-vjeçar. Më parë, Frasheri ka luajtur me ekipin e Kamzes, ndërsa tek Teuta vjen për her të dyte pasi ka qen pjes e kesaj skuadre për dy sezone 2010-2012 “.
Postimi i Teutës