Amadu Latif nuk është më një lojtari i Teutës. Lajmi u konfirmuar nga presidenti i klubit Hasanbelliu dhe tashmë ka ardhur dhe zyrtarizimi nga ana e klubit durrsak. Latif është shitur në Bjellorusi te Shaktar Soligorsk dhe do të jetë shokë skuadre me Elis Bakajn. Sulmuesi ganez arriti të shënoi 9 gola në pjesën e parë të sezonit duke qenë një nga golashënuesit më të mirë të kampionatit. Klubi i Teutës më anë të një postim në faqen e tyre zyrtare në Facebook falenderon Amadu Latif për kontributin e dhënë më fanellën durrsake.
Postimi i Teutës
ZYRTARE:
Futbollisti i Teutës Amadu Latif nga sot do të jetë pjesë e klubit Shakhtyor-Soligorsk. 25-vjeçari i cili ka impresionuar në gjysmën e parë të sezonit, me Teutën do të jetë tashmë pjesë e ekipin bjellorus.
Faleminderit Amadu Latif.
SUKSESE NE KARRIEREN TENDE FUTBOLLISTIKE !