Paolo Ivani është transferuar në Kosovë për të luajtur me skuadrën e Vushtrisë. Sulmuesi i Skënderbeut është huazuar në Superligën e Kosovës në mënyrë që hapësirat për të luajtur të jenë më të shumta. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Vushtrisë, i cili përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook bënte me dije:
“Zyrtare: Sulmuesi i KF Skënderbeu nga Korça Paolo Ivani ka vendosur që sezonin 2017/18 ti mbrojë ngjyrat e klubit kuqezi nga Gjakova.
Kryetrajneri Ismet Munishi ka bërë me dije se Paolo Ivani është huazura nga KF Skënderbeu që për një vit të luaj në Super Ligën e Kosovës tek FC Vëllaznimi.
Suksese Paolo Ivani”, përfundon njoftimi i klubit kosovar.