Klubi i Xhenoas ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Andrea Mandorlini. Humbja 3-0 kundër Udinezes nuk ka lënë shije të mirë te drejtuesit e skuadrës italiane, të cilët e kanë shkarkuar menjëherë. Sipas “Calciomercato.it”, Xhenoa po rrezikon për të rënë nga kategoria.
“Klubi i Xhenoas ka shkarkuar zyrtarisht trajnerit Andrea Mandorlini dhe e zëvendësoi atë me ish-trajnerin Ivan Juric. Klubi shpreh mirënjohjen për angazhimin e dhënë dhe i uron gjithë të mirat për vazhdimin e karrierës së tij. Gjithashtu Genoa dëshiron t’iu njoftojë se Ivan Juric do të marrë drejtimin e klubit, ndërsa Alberto Corradi dhe Stjepan Ostojiç do të jenë bashkëpunëtorët e tij”, thuhej në reagimin e italianëve.