Jo më pushime për Krishtlindje në sezonin e ardhshëm për Serinë A, sepse duke nisur nga edicioni futbollistik 2017-2018 do të luhet edhe më 30 dhjetor.
Në mbledhjen e fundit në Asamblenë e Ligës së futbollit Italian është vendosur për të ndryshuar kalendarin për sezonin e ardhshëm.
Sezoni i ri i Serisë A do të nisë më 20 gusht dhe do të mbyllet më 20 maj 2108-të.
Ndërkohë që do të luhet deri më 20 dhjetor, Seria A do të ndalet vetëm më 7 janar deri më 21 janar, që është edhe pushimi mes dy fazave të kampionatit.
Kampionati i vetëm që nuk ndalte aktivitetin e tij për festat e fundvitit ishte vetëm Premier League, por tani kësaj nisme i shtohet edhe Seria A.