Mesfshori i njohur, Jetmir Sefa është konfirmuar vetëm pak minuta më parë si afrimi më i fundit nga klubi i Dinamos. Lajmi është konfirmuar vetëm pak minuta më parë në kanalin zyrtar të klubit kryeqytetas në Facebook.
Kujtojmë që Sefa ka luajtur më parë me shumë skuadra në Superligën tonë, ku bie në sy Tirana, Kamza, Vllaznia, Laçi dhe së fundmi i bashkohet skuadrës së Dinamos.
Njoftimi në faqen zyrtare të klubit:
“-Zyrtare-
Jetmir Sefa vishet Blu!
Mesfushori dhe ekipi Dinamovit kanë arritur marrëveshjen për sezonin e ri.
Sefa i bashkohet ekipit pas nje eksperience të gjatë në Superligë, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit në superligën e Kosovës”.