Është caktuar data e “El Clasicos” për ndeshjen e kthimit të këtij sezoni në La Liga.
Federata e Futbollit të Spanjës, ka bërë të ditur ditën se kur do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.
“El Clasico” do të zhvillohet më 23 prill (e diel), në ora 20:45.
Momentalisht Reali ka dy pikë më shumë se Barcelona dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.