Tashmë është publike data se kur do të hidhet shorti për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës. Vetë faqja zyrtare e UEFA-as ka qenë ajo që ka zyrtarizuar datën dhe orën e tërheqjes së shortit për fazën e 1/16 në Ligën e Kampionëve.
Në vendimin zyrtar thuhet, se UEFA ka vendosur që fatet e 16 skuadrave më të mira evropiane të vendoset ditën e hënë në orën 12:00, ku goglat me emrat e skuadrave të kualifikuara do të ndahen në dy vazo, njëra me fituesit e grupeve ndërsa vazoja tjetër me vendet e dyta.
Sipas rregullave të përcaktuar nga UEFA, bëhet e ditur se skuadrat e të njëjtit shtet nuk do të përballen mes tyre.